PËR NE

Qendra për Edukim Mjedisor “THESARET E NATYRËS”

Qendra për Edukim Mjedisor “Thesaret e Natyrës” është projekt në kuadër të Pyllit të Arinjve Prishtina, me mision edukimin dhe vetëdijësimin e shoqërisë dhe veçanërisht fëmijëve, për mirëqenien e kafshëve dhe ruajtjen e mjedisit. Thesaret e Natyrës në vete ngërthen tri komponente: - edukimin jo-formal përmes konceptit ‘Treasure Hunt - Gjetja e Thesarit’ dhe aktiviteteve të tjera për fëmijë dhe nxënës në hapësirat e qendrës, - të ushqyerit e shëndetshëm në restaurantin familjar dhe edukativ me meny vegjetariane dhe produkte organike nga fermerët e fshatrave në afërsi të Pyllit të Arinjve, - dyqanin me suvenire ku promovohen dhe shiten produktet vendore të prodhuara si pjesë e projekteve nga organizata dhe komunitete të ndryshme. Thesaret e Natyrës është krijuar me qëllimin që vizitorëve të cilët vijnë të shohin punën e Pyllit të Arinjve me arinjtë e shpëtuar nga keqtrajtimi dhe robëria, të kenë mundësinë të përjetojnë një përvojë më të gjerë: duke zgjeruar njohuritë për mirëqenien dhe kujdesin ndaj kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit, duke u ushqyer shëndetshëm në qetësinë dhe natyrën e bukur përreth dhe duke u larguar me një suvenir të veçantë blerja e të cilit ndikon drejtpërdrejt në ekonomitë familjare të komuniteteve të ndryshme.

Afrim Mahmuti

Drejtor Ekzekutiv CEO

[email protected]

Albana Hoti

Përgjegjëse për arinjtë - Chief Keeper

[email protected]

Fitore Berisha

Financa dhe Burime Njerëzore

[email protected]

Jeton Hetemaj

Edukimi mjedisor & Turizmi

[email protected]

Taulant Hoxha

Marketing & Komunikim

[email protected]

 

Mehmet Thaqi

Logjistikë & Mirmbajtje

[email protected]