Pylli i Arinjve Prishtina Hapet më 17 shkurt

VEND I LIRË PUNE: SHITËS/E NË DYQANIN E SUVENIREVE
15/02/2019

Të dashur miq,

Disa nga arinjë kanë filluar të zgjohen pas 2 muaj dimërim, 17 shkurt është dita kur Pylli i Arinjve Prishtina do të hapë vitin 2019 për vizitorë të cilët mund të vijnë cdo ditë të javës.

Duke qenë se pikërisht e diela e hapjes së vitit të ri të punës rastis të jetë e njejta ditë me ditën e Pavarësisë së Kosovës ne do të përgatisim befasi për të gjithë ju: Restauranti tek Thesaret e Natyrës do të shërbejë meny tradicionale, aktivitetet për fëmijë do të kenë përmbajtje rreth njohurive për vendin tonë dhe vecanërisht mirëqenien e kafshëve dhe mjedisin.

JU MIRËPRESIM

Comments are closed.