PYLLI I ARINJVE

Për shumë vite nuk kishte asnjë ligj që ndalonte mbajtjen private të arinjve të murrmë në Kosovë. Në Nëntor 2010, kur ligji hyri në fuqi dhe mbajtja e arinjve në mënyrë private u bë ilegale, FOUR PAWS (KATËR PUTRAT) reagoi menjëherë, duke i ofruar mbështetje qeverisë në gjetjen e një vendi të përshtatshëm për “ish arinjtë e restoranteve”.

Aktualisht në BEAR SANCTUARY Prishtinë jetojnë 19 arinj të gjithë të shpëtuar nga robëria. Këtu ata kanë mjaft hapësirë, pellgje me ujë për tu freskuar, dhe ushqim të duhur, dhe mbi të gjitha, ata jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.

Më poshtë do të mund të mësoni për secilin prej arinjve përmes portreteve dhe storjeve të tyre.