QENDRA PËR EDUKIM MJEDISOR

Qendra për Edukim Mjedisor “Thesaret e Natyrës” është projekt në kuadër të Pyllit të Arinjve Prishtina, me mision edukimin dhe vetëdijësimin e shoqërisë dhe veçanërisht fëmijëve, për mirëqenien e kafshëve dhe ruajtjen e mjedisit.

Thesaret e Natyrës në vete ngërthen këto komponente:

– edukimin jo-formal përmes konceptit ‘Treasure Hunt – Gjetja e Thesarit’ dhe aktiviteteve të tjera për fëmijë dhe nxënës në hapësirat e qendrës.

– të ushqyerit e shëndetshëm në restaurantin familjar dhe edukativ me meny vegjetariane dhe produkte organike nga fermerët e fshatrave në afërsi të Pyllit të Arinjve.

– dyqanin me suvenire ku promovohen dhe shiten produktet vendore të prodhuara si pjesë e projekteve nga organizata dhe komunitete të ndryshme.

– hapësirat për konferenca, punëtori, seminare dhe ekspozita.

Thesaret e Natyrës është krijuar me qëllimin që vizitorëve të cilët vijnë të shohin punën e Pyllit të Arinjve me arinjtë e shpëtuar nga keqtrajtimi dhe robëria, të kenë mundësinë të përjetojnë një përvojë më të gjerë: duke zgjeruar njohuritë për mirëqenien dhe kujdesin ndaj kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit, duke u ushqyer shëndetshëm në qetësinë dhe natyrën e bukur përreth dhe duke u larguar me një suvenir të veçantë blerja e të cilit ndikon drejtpërdrejt në ekonomitë familjare të komuniteteve të ndryshme.